Prokuroria e Prizrenit ndalon një të dyshuar si dhe kërkon paraburgim për tre të tjerë

12.12.2022

Prishtinë, 11 dhjetor   2022  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit ka themeloret janë ndaluar për 48 orë 10 persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar 4 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 4 personave për kryerje të veprave penale. Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një të dyshuar si dhe kërkon paraburgim për tre të tjerë Foto: Ilustrim

Prishtinë, 11 dhjetor   2022  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit ka themeloret janë ndaluar për 48 orë 10 persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar 4 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 4 personave për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar tri kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, më urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”.

Po ashtu, nga ky departament është ndaluar një (1) person i dyshuar për shkak të veprës penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, në tri raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”,”Kanosja” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje” si dhe “Kanosja” sipas KPRK-së.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.