Prokuroria e Prizrenit ndalon një person të dyshuar dhe kërkon paraburgim për 3 të tjerë

  • 21.11.2022
Prokuroria e Prizrenit ndalon një person të dyshuar dhe kërkon paraburgim për 3 të tjerë

Prishtinë, 21 Nëntor 2022 – Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 35 aktakuza kundër 46 personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 7 persona, si janë bërë 7 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 7 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre persona.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 9 aktakuza kundër 12 personave, për vepra të ndryshme penale.


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit, për shkak të veprës penale “Dhunimi”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit, kundër dy (2) personave, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se njëri nga të pandehurit ka kryer veprën penale “Vjedhja”, kurse i pandehuri tjetër ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor “sipas KPRK-së.” thuhet në njoftim.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë