Prokuroria e Prizrenit ndalon një person si dhe ngrit 19 aktakuza për 25 të tjerë

30.04.2021

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 129 aktakuza kundër 146 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokuroritë të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 10 persona, si dhe janë bërë 5 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 7 personave, të […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një person si dhe ngrit 19 aktakuza për 25 të tjerë Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 129 aktakuza kundër 146 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokuroritë të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 10 persona, si dhe janë bërë 5 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 7 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person për 48 orë, si dhe ka ngritur 19 aktakuza kundër 25 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.  

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:        
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së.          
   
Aktakuzat:   
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.       
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.   
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.     
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së dhe “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së.   
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.     
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.     
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 320 i KPRK-së.   
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së.    
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës” nga neni 393 i KPRK-së.     
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430 i KPRK-së.     
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.    
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së, “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 i KPRK-së” thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.