Prokuroria e Prizrenit ndalon 4 persona të dyshuar si dhe kërkon paraburgim për një tjetër

27.12.2022

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24-orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ndaluar 15 persona për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Poashtu, prokurori i shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dy personave. Prokuroria Themelore në Prizren […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 4 persona të dyshuar si dhe kërkon paraburgim për një tjetër Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24-orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ndaluar 15 persona për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Poashtu, prokurori i shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dy personave.

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se me urdhër të prokurorit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, katër persona të dyshuar.

Kjo prokurori njofton se pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një personi.