Prokuroria e Prizrenit ndalon 4 persona të dyshuar si dhe kërkon paraburgim për 2 të tjerë

17.01.2023

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 47 aktakuza kundër 57 personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 20 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar 4 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 4 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 4 persona të dyshuar si dhe kërkon paraburgim për 2 të tjerë Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 47 aktakuza kundër 57 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 20 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar 4 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 4 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 4 persona të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy personave.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 12 aktakuza kundër 14 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) perosna, pasi të njëjtit dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, më urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Kanosja”, “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.” thuhet tutje në njoftim.