Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 3 personave dhe ngrit 11 aktakuza kundër 15 të tjerëve
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur […]
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, në tri raste të ndara për shkak të dyshimit të bazuar se tre nga të ndaluarit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa i ndaluari tjetër ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, në dy raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të bazuar se njëri nga të dyshuarit ka kryer veprën penale “Grabitja” ndërsa, i dyshuari tjetër dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë” sipas KPRK-së.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për veprat penale si në vijim:
Katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë ose të dehur”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.