Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ndalon 4 të dyshuar si dhe kërkon paraburgim për 2 të tjerë

24.07.2023

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 9 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar 5 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 5 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka […]

Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ndalon 4 të dyshuar si dhe kërkon paraburgim për 2 të tjerë Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 9 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar 5 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 5 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 4 persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Tentim dhunimi”.

Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në tri raste të ndara, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”. Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ”Kanosja” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” sipas KPRK-së.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.