Prokurori i Shtetit ndalon 15 persona dhe kërkon paraburgimin e dy të tjerëve

20.12.2021

Po ashtu, nga Prokurori i Shtetit, janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së […]

Prokurori i Shtetit ndalon 15 persona dhe kërkon paraburgimin e dy të tjerëve Foto: Ilustrim

Po ashtu, nga Prokurori i Shtetit, janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të  dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në katër raste të ndara.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar tre (3) persona, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja në tentativë”, një (1) person për veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe tre (3) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Sulmi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar, në raste ndaras, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë  ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në katër raste të ndara. Dy (2) persona janë ndaluar, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Vrasje e rëndë në tentativë”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Dhunimi”, si dhe një (1) person, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dhe “Kanosja”.