Prokurori i Shtetit ndalon 14 persona dhe kërkon paraburgimin e dy të tjerëve

23.08.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona […]

Prokurori i Shtetit ndalon 14 persona dhe kërkon paraburgimin e dy të tjerëve Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta, në Prishtinë. Me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, rastet janë duke u hetuar, si dhe trupat e pa jetë janë dërguar për obdukim, në IML.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprave të ndryshme penale. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprave të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor “dhe tre (3) persona, në raste ndaras, me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
 

Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për veprën penale “Sulmi”.