Prizrenasi gjen dy granata dore në veturën që po e rregullonte dhe i hedh në bërllok, intervenon Policia

10.04.2023

Të shtunën në mesditë, Policia ka intervenuar në rrugën “Isa Boletini” në Prizren, ku u raportuar një rast i shkaktimit të rrezikut, pasi dikush kishte gjetur dy mjete të pashpërthyera në një kontejner mbeturinash. Granatat e dorës u gjetën fillimisht në një veturë e më pas u hodhën në bërllok. Siç mëson Sinjali, mjetet e […]

Prizrenasi gjen dy granata dore në veturën që po e rregullonte dhe i hedh në bërllok, intervenon Policia Foto: Ilustrim

Të shtunën në mesditë, Policia ka intervenuar në rrugën “Isa Boletini” në Prizren, ku u raportuar një rast i shkaktimit të rrezikut, pasi dikush kishte gjetur dy mjete të pashpërthyera në një kontejner mbeturinash.

Granatat e dorës u gjetën fillimisht në një veturë e më pas u hodhën në bërllok.

Siç mëson Sinjali, mjetet e dyshimta u gjetën nga një 25-vjeçar, i cili po rregullonte një automjet, ku papritmas kishte gjetur granatat, të cilat i kishte gjuajtur në mbeturina.

Sipas informacioneve të para, fillimisht nuk dihej se si mjetet e pashpërthyera kanë përfunduar në kontejner, por pasi Policia mori deklaratat nga dëshmitarët u zbulua se ato janë gjetur në veturën që po rregullohej nga i dyshuari.

Si rezultat i denoncimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, në mesin e të cilave edhe njësia për deminim e FSK-së, e cila ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese.

Pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme dhe tërheqjes së mjeteve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rasateve për veprat “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve.”