Prizren, arrestohen nga policia 5 persona të dyshuar për prostitucion, me vendim të prokurorit lirohen

  • 01.02.2023
Prizren, arrestohen nga policia 5 persona të dyshuar për prostitucion, me vendim të prokurorit lirohen

Ushtrimi i veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit vazhdon të mbetet fenomen shqetësues dhe sfidë për institucionet kosovare. Organet e rendit vazhdimisht përmes veprimeve hetimore bien në gjurmët e personave që dyshohen për marrje me prostitucion.

Në prangat e Policisë së Kosovës kanë rënë edhe pesë persona në Prizren, të cilët dyshohen se janë marrë me prostitucion për muaj me radhë.

Pas mbledhjes së informacioneve nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, është zbuluar se 22-vjeçarja dyshohet se ka ofruar shërbime seksuale me pagesë, ndërsa katër tjerët kanë kryer veprën kundërvajtëse të marrjes me prostitucion.


Poashtu, ky rast figuron edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku ndër tjerash bëhet e ditur se të dyshuarit për këtë vepër janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

MARRJE ME PROSTUTICION Prizren. Raportohet se me datë  31.01.2023 janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartcekur. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë