Policia në Suharekë shqipton gjoba për persona fizik për mos respektim të masave anti-COVID

28.01.2022

Gjatë 24 orëve të datës 27 janar 2022, duke u bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër pandemisë anti-COVID), Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër COVID-19. Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid-19, janë kryer […]

Policia në Suharekë shqipton gjoba për persona fizik për mos respektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të datës 27 janar 2022, duke u bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër pandemisë anti-COVID), Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër COVID-19.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid-19, janë kryer në stacionet policore ne Prizren, Prizren-Veri, Suharekë dhe Dragash.

Gjatë kryerjes së detyrave janë inspektuar sheshe, rrugë të frekuentuara, qendra tregtare si dhe lokalet e gastronomisë etj.

Në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 112 gjoba personave fizik, janë dhënë 27 vërejtje si dhe për mosrespektim të orarit të kufizimit të lëvizjes janë shqiptuar 5 gjoba prej 200 euro. Veprimet policore janë duke u bazuar në ligjin 07/L-006.

Policia paralajmëron se aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi.