Policia në Prizren kërkon bashkëpunim për arrestimin e femrës së dyshuar për falsifikim të parave

10.06.2022

Personi i kërkuar është:• NN, i gjinisë femërore E dyshuara kërkohet për veprën penale sipas autorizimit të Prokurorisë Themelore në Prizren: Falsifikim i parasë nga neni 296, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit […]

Policia në Prizren kërkon bashkëpunim për arrestimin e femrës së dyshuar për falsifikim të parave Foto: Ilustrim

Personi i kërkuar është:
• NN, i gjinisë femërore

E dyshuara kërkohet për veprën penale sipas autorizimit të Prokurorisë Themelore në Prizren: Falsifikim i parasë nga neni 296, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 (pa pagesë)

038-5080-6000, Drejtoria Rajonale – Prizren

038-5080-6121 Stacioni Policor – Prizren

E-mail adresa: info@kosovopolice.com