Për 24 orë 95 aktakuza kundër 112 personave

31.01.2020

Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej nëntëdhjetepesë (95) aktakuza, kundër njëqindenjëzetedy (122) personave të pandehur. Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër […]

Për 24 orë 95 aktakuza kundër 112 personave Foto: Prokurori i Shtetit

Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej nëntëdhjetepesë (95) aktakuza, kundër njëqindenjëzetedy (122) personave të pandehur.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tre (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzetë (20) personave, për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

ProkuroritëAktakuzat – personatNdalimetParaburgimet (apo masa tjera) kërkesat-personatBastisjetSekuestrimet
Prokuroria Speciale/////
Prishtinë35-362          3-3//
Prizren11-18////
Pejë7-121// 
Gjilan7-14/1-1//
Gjakovë1-22///
Mitrovicë17-20////
Ferizaj17-201///
Totali95-12264-4//

1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:
/////////

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, si dhe, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Sulmi seksual”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Vjedhja”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Ngacmimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkelja e urdhrit mbrojtës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Deklarimet e rreme”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

3. Prokuroria Themelore Prizren:

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”;
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.

4. Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar se ka kryer veprën penale “Kanosje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Aktakuzat:

Katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave për veprën “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër pesë (5) personave për veprën “Vjedhje” ,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën “Arratisja e personit të privuar nga liria”.

5. Prokuroria Themelore Gjilan:
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’, duke shkaktuar aksident në komunikacion, si pasojë e të cilit një person nga plagët e marra ka humbur jetën.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria’’ dhe ‘’Thirrja për rezistencë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.

6. Prokuroria Themelore Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, me rudhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale ”Sulmi” lidhur me veprën penale “Dhuna në Familje” dhe një (1) person tjetër në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale”Vjedhje”sipas KPRK-së.
Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

7. Prokuroria Themelore Mitrovicë:
Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzetë (20) personave, për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulm”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës” ;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” ;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrim” ;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.

8. Prokuroria Themelore Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet (20) personave për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale Vjedhje e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.