Për 24 orë 90 aktakuza, kundër 105 personave të pandehur

29.01.2020

Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetë (90) aktakuza, kundër njëqindepesë (105) personave të pandehur. Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetekatër (24) persona të dyshuar dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katërmbëdhjetë (14) personave […]

Për 24 orë 90 aktakuza, kundër 105 personave të pandehur Foto: Prokurori i Shtetit

Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetë (90) aktakuza, kundër njëqindepesë (105) personave të pandehur.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetekatër (24) persona të dyshuar dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katërmbëdhjetë (14) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar, si dhe, ka ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza, kundër dyzet (40) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe, pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër tetë (8) personave të pandehur.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

ProkuroritëAktakuzat – personatNdalimetParaburgimet kërkesat-personatBastisjetSekuestrimet
Prokuroria Speciale/////
Prishtinë36-4092-3//
Prizren17-1832-6//
Pejë13-1751-1//
Gjilan5-821-1//
Gjakovë1-15///
Mitrovicë15-17////
Ferizaj3-4/1-3//
Totali90-105247-14//



1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:

//////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, si dhe një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person me urdhër arrest, për veprën penale “Vjedhja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Shkelja e urdhrit mbrojtës” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza, kundër dyzet (40) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Kanosja”,
Katër (4) aktakuza kundër (4) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shantazhi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës” dhe
Një (1) kundër dy (2) personave për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet”.

3. Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person nga fshati Zhur – Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 paragrafi 5 të KPRK-së.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar (shtetas egjiptian), nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i kufirit ose vijës kufitare”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona nga Mitrovica, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit merren me kontrabandim të migrantëve me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt ose të tërthortë të dobisë financiare ose të dobisë tjetër pasurore nga hyrja e paligjshme e personave në Republikën e Kosovës. Të dyshuarit, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të ndaluar, pasi që i njëjti ka kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i kufirit ose vijës kufitare”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për këto vepra penale:
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkretërimi i pyjeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi” dhe
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar. Dy (2) persona të dyshuar janë ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurorit të shtetit, për veprën penale “Tentim vrasje”, një (1) i dyshuar është ndaluar 48 orë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, dy (2) të mitur janë ndaluar për 24 orë nën dyshimin e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi të pandehur, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

4. Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.

5. Prokuroria Themelore Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm është ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Vjedhje e Rëndë”, tre (3) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ”Lëndimi i rëndë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”.

6. Prokuroria Themelore Mitrovicë:
Aktakuzat:

Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Tregtia e ndaluar”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

7. Prokuroria Themelore Ferizaj:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera)

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave të pandehur për shkak të dyshimit se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Kanosja” dhe “Vjedhja e pyllit”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur (3) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat “Grabitja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.