Pas gjetjes së 83 kilogramëve heroinë në Han të Elezit, Policia konfiskoi vetura, armë, para e villa në Brezovicë

24.02.2022

“Pas disa veprimeve operativo-hetimore gjatë një operacioni  policor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Sektori Qendror, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës në pikën kufitare në Hanë të Elezit është ndaluar një kamion me targa të Turqisë, gjatë kontrollit  në të janë gjete dhe sekuestruar 83 kg 592 gr substanca të dyshuara narkotike […]

Foto: Ilustrim

“Pas disa veprimeve operativo-hetimore gjatë një operacioni  policor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Sektori Qendror, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës në pikën kufitare në Hanë të Elezit është ndaluar një kamion me targa të Turqisë, gjatë kontrollit  në të janë gjete dhe sekuestruar 83 kg 592 gr substanca të dyshuara narkotike të cilat dyshohet të jenë heroinë”, thuhet në raportin e policisë.

Në këtë operacion janë arrestuar shtatë persona meshkuj gjashtë prej tyre kosovar dhe një shtetas i Turqisë, janë kontrolluar pesë lokacione të ndryshme.

“Lidhur me operacionin nga të dyshuarit janë sekuestruar: kamioni në të cilin janë gjetur substancat narkotike, një kombibus,  një veturë, dy armë zjarri me 5 fishekë, para të gatshme 11.630 euro, 55 dollarë, 670 dinar të Maqedonisë, 8250 lira turke, 12 telefona celularë, disa dokumente, ndërsa në proces të sekuestrimit janë edhe 12 vetura, një shtëpi dhe villa në Brezovicë”, thuhet në raport.

Të gjithë personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.