Parandalohet futja e substancës narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren
- 06.02.2023

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar futjen e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Sot, rreth orës 11:00 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, zyrtarët korrektues kanë realizuar një bastisje mbi kulmin e institucionit, ku kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat tjera sipas rregullores.

Pas verifikimit të llojit të kontrabandës është konstatuar se në një qese në mënyrë të kamufluar, të hedhur nga jashtë kanë qenë të mbështjella një Telefon Samsung dhe një sasi e dyshuar e substancës narkotike.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.
