Nuk respektuan masat anti-COVID, policia dënon mbi 720 qytetarë

30.09.2021

Përkundër kësaj, Qeveria e Kosovës ka vazhduar me apelet që të respektohen masat mbrojtëse ndaj COVID-19, por një gjë e tillë nuk po përfillet nga ana e disa qytetarëve. Vetëm gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës ka njoftuar se nëpër qytete të ndryshme gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 730 tiketa në bazë […]

Nuk respektuan masat anti-COVID, policia dënon mbi 720 qytetarë Foto: Ilustrim

Përkundër kësaj, Qeveria e Kosovës ka vazhduar me apelet që të respektohen masat mbrojtëse ndaj COVID-19, por një gjë e tillë nuk po përfillet nga ana e disa qytetarëve.

Vetëm gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës ka njoftuar se nëpër qytete të ndryshme gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 730 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.

Shumica e tiketave janë të shqiptuara për mos mbajtjen e maskës dhe distancës.

Kujtojmë se numri i rasteve të vdekjeve dhe atyre pozitive me COVID-19 javëve të fundit ka shënuar rënie, ku në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 66 raste pozitive dhe 2 të vdekjes nga ky virus, por sipas institucioneve dhe ekspertëve mos respektimi i masave mbrojtëse nga ana e qytetarëve mund të imponojë edhe shtrëngimin e masave anti-COVID.