Nuk respektuan ligjin anti-COVID, policia dënon mbi 700 qytetarë

05.05.2021

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke gjobitur qytetarët të cilët nuk po i respektojnë masat mbrojtëse nga pandemia COVID-19. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës, ku sipas raportit të fundit bëhet e ditur se numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID është rritur, duke e […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, policia dënon mbi 700 qytetarë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke gjobitur qytetarët të cilët nuk po i respektojnë masat mbrojtëse nga pandemia COVID-19.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës, ku sipas raportit të fundit bëhet e ditur se numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID është rritur, duke e krahasuar me ditët tjera të kësaj jave.

Gjatë ditës së martë Policia e Kosovës ka dënuar 724 qytetarë të cilët nuk i kanë respektuar masat kundër COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar është duke shqiptuar gjoba në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës.

Ndryshe, gjatë ditës së martë janë konfirmuar 75 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 4 viktima nga ky virus.