Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen mbi 100 qytetarë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se në muajin janar të këtij viti janë regjistruar numër më i madh i të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19. Mirëpo, nga Ministria e Shëndetësisë kanë krahasuar situatën epidemiologjike me vendet e rajonit, ku thuhet se Kosova qëndron më mirë se vendet e tjera. Vetëm gjatë […]
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se në muajin janar të këtij viti janë regjistruar numër më i madh i të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19.
Mirëpo, nga Ministria e Shëndetësisë kanë krahasuar situatën epidemiologjike me vendet e rajonit, ku thuhet se Kosova qëndron më mirë se vendet e tjera.
Vetëm gjatë ditës së shtunë janë konfirmuar 290 raste të reja me COVID-19 dhe 4 raste të vdekjes.
Pavarësisht situatës me pandeminë COVID-19, Policia e Kosovës vazhdimisht është duke dënuar qytetarët e vendit, të cilët nuk respektojnë ligjin anti-COVID.
Vetëm gjatë ditës së shtune policia ka dënuar 142 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID.
Rikujtojmë se ligji anti-COVID ka hyrë në fuqi gjatë muajit gusht të vitit 2020, ky ligj ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimit me pandeminë.