Një 59 vjeçar në Prizren ushtron dhunë ndaj gruas, djemtë e sulmojnë për ta shpëtuar nënën

  • 16.03.2023
Një 59 vjeçar në Prizren ushtron dhunë ndaj gruas, djemtë e sulmojnë për ta shpëtuar nënën

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre.

Ato shpeshherë nuk kanë guxim t’i denoncojnë këto raste në Polici për shkak se përballen me kanosje serioze.


Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një familje në Prizren dhe u denoncua nga një 59-vjeçar, i cili fillimisht u paraqit si viktimë, po më pas u zbulua se ishte i dyshuari kryesor.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, të cilën e ka sulmuar fizikisht, derisa djemtë e tyre arritën ta ndalnin. Të rinjtë ndërhynë për ta shpëtuar nënën e tyre dhe dyshohet se e sulmuan babain.

Përballë kësaj situate, ai vendosi që të kërkojë ndihmë nga Policia, duke i denoncuar djemtë e tij, por që nuk raportoi se edhe ai kishte ushtruar dhunë në familje.

Si rezultat i raportimit të rastit, palët u shoqëruan në stacion policor për t’u intervistuar, ku dhanë deklaratat e tyre në lidhje me atë që kishte ndodhur në shtëpinë e tyre.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të iniciohet rasti për veprën penale “Dhunë në familje”.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë