Mushtisht, problemi i para dy viteve i bën copa dy persona

24.07.2022

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në lagjen Baçevc, ku një 28-vjeçar në shenjë revolte ka thyer dritaren e veturës së 19-vjeçarit, me ç’rast është lënduar pasagjeri që ndodhej në veturë, e që është një person i mitur. Po ashtu vetura ka pësuar dëme materiale. I mituri i moshës 16-vjeçare për shkak […]

Mushtisht, problemi i para dy viteve i bën copa dy persona Foto: Ilustrim

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në lagjen Baçevc, ku një 28-vjeçar në shenjë revolte ka thyer dritaren e veturës së 19-vjeçarit, me ç’rast është lënduar pasagjeri që ndodhej në veturë, e që është një person i mitur. Po ashtu vetura ka pësuar dëme materiale.

I mituri i moshës 16-vjeçare për shkak të lëndimeve që mori nga xhamat e dritares është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë rasti është denoncuar edhe në Policinë e Kosovës, të cilët kanë shoqëruar në stacion për intervistim personat e përfshirë në rast.

Me vendim të prokurorit, ndaj 28-vjeçarit është iniciuar rasti për veprat ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Dëmtim prone’.