Kosova “mbushet” me para false, për pesë muaj raportohen 353 raste

25.06.2022

Një gjë e tillë po vlerësohet si shqetësuese, pasiqë vetëm në periudhën kohore janar – maj, në Policinë e Kosovë u raportuan hiç më pak se 353 raste të falsifikimit të parave. Nga policia kanë theksuar se ka pasur rritje të këtyre rasteve nga viti 2020 në vitin 2021. Në vitin 2020 në këtë institucion […]

Kosova “mbushet” me para false, për pesë muaj raportohen 353 raste Foto: Ilustrim

Një gjë e tillë po vlerësohet si shqetësuese, pasiqë vetëm në periudhën kohore janar – maj, në Policinë e Kosovë u raportuan hiç më pak se 353 raste të falsifikimit të parave.

Nga policia kanë theksuar se ka pasur rritje të këtyre rasteve nga viti 2020 në vitin 2021.

Në vitin 2020 në këtë institucion janë raportuar 498 raste të tilla, kurse në vitin 2021 u raportuan 866 raste të falsifikimit të parasë.

Një rast i falsifikimit të parasë është raportuar më 22 qershor në stacionin policor në Suharekë.

Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë në vlerë prej 50 dollarë e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar, rasti vazhdon të hetohet.  

Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Brigada 123” në Suharekë rreth orës 13:00.

Dënim me burgim parashesh edhe kodi penal për veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Në pikën 1 të nenit 296 thuhet se kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.

Ndërsa në pikën 2 të këtij neni theksohet se kushdo që duke ditur se paraja është e falsifikuar merr, vë në qarkullim, transporton, pranon, përdorë ose posedon paranë e falsifikuar me qëllim që ta vë në qarkullim si të vërtetë, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

Pika 3 thotë se kushdo që pranon paranë e falsifikuar prej pesëdhjetë (50) Euro ose më pak duke besuar se është e vërtetë dhe pastaj e përdorë duke ditur se është e falsifikuar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.

Pika 4 – Kushdo që ka dijeni për prodhimin apo përdorimin e parave të falsifikuara dhe këtë nuk e raporton, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.

Pika 5 – Kur vepra penale nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni ka të bëjë me një shumë të parave të falsifikuara që tejkalon njëqindmijë (100.000) Euro, kryesi dënohet me jo më pak se tre (3) vjet burgim.

Pika 6 – Paraja e falsifikuar dhe pajisjet për prodhimin apo ndryshimin e saj konfiskohen.