Konflikti pronësor në Malishevë përfundon me kanosje dhe përdorim arme – arrestohen tre persona
Një konflikt pronësor në komunën e Malishevës ka përfunduar me kanosje mes palëve dhe përdorim arme, duke çuar në arrestimin e tre personave të dyshuar.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 14:04, kur tre persona meshkuj kosovarë janë përfshirë fillimisht në një përplasje verbale dhe fizike, e cila për shkak të kontestit pronësor është përshkallëzuar në vetëgjyqësi dhe kërcënime.
Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar katër fishekë, shtatë gëzhoja dhe një pistoletë me gas me shtatë fishekë, që ishte në posedim të njërit prej të dyshuarve.
Në njoftim bëhet e ditur se nuk raportohet për persona të lënduar. Me vendim të prokurorit të shtetit, dy nga të dyshuarit janë ndaluar, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt.