Gjinoc, mërgimtarit nga Zvicra ia dëmton shtëpinë vëllai, kapet nga kamerat duke ia thyer dritaret

23.07.2022

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person nga Policia nën dyshimet se ka dëmtuar shtëpinë e vëllaut të tij në fshatin Gjinoc të Komunës së Suharekës. Një bashkatedhtar nga Zvicra ia kishte lënë shtëpinë vëllait të tij për t’u kujdesur për të, por ai dyshohet se e dëmtoi, ku edhe është dërguar në ndalim […]

Gjinoc, mërgimtarit nga Zvicra ia dëmton shtëpinë vëllai, kapet nga kamerat duke ia thyer dritaret Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person nga Policia nën dyshimet se ka dëmtuar shtëpinë e vëllaut të tij në fshatin Gjinoc të Komunës së Suharekës.

Një bashkatedhtar nga Zvicra ia kishte lënë shtëpinë vëllait të tij për t’u kujdesur për të, por ai dyshohet se e dëmtoi, ku edhe është dërguar në ndalim policor.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 19 korrik rreth orës 14:00 në Gjinoc të Suharekës.

Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e tyre, duke dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë mbledhur provat, të cilat dëshmojnë se personi i njëjtë i raportuar për këtë vepër penale ka dëmtuar shtëpinë e mërgimtarit.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar Prokurorin e Shtetit dhe me aktvendim të tij, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DËMTIM PRONE / Fsh. Gjinoc Suharekë 19.07.2022-14:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte dëmtuar dy dritare në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.