Gjendet vetura e vjedhur të shtunën në Sllapuzhan
Të shtunën të datës 2 maj në stacionin policor në Suharekë është raportuar për një veturë të vjedhur në fshatin Sllapuzhan. Sipas pronares së veturës në datën e lartcekur rreth orës 09:00 i është vjedhur vetura. Sipas Policisë së Kosovës ankuesja femër kosovare ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën e […]
Të shtunën të datës 2 maj në stacionin policor në Suharekë është raportuar për një veturë të vjedhur në fshatin Sllapuzhan.
Sipas pronares së veturës në datën e lartcekur rreth orës 09:00 i është vjedhur vetura.
Sipas Policisë së Kosovës ankuesja femër kosovare ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën e saj Renault Twingo, me targa lokale.
Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, të mërkurën është gjetur vetura afër vendit të quajtur Biraq të cilës i është vjedhur vetëm katalizatori.
Lajmin e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj.