[FOTO] Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi, akuzohet për posedim të narkotikëve

04.02.2022

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i dyshuar është: ELTON (Arif ) ARIFAJ i lindur me 13.09.1985 në Pejë. I denuari […]

[FOTO] Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi, akuzohet për posedim të narkotikëve Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i dyshuar është: ELTON (Arif ) ARIFAJ i lindur me 13.09.1985 në Pejë.

I denuari është i kërkuar për veprën penale: 1- (një) rast për veprën penale “Blerje, Posedim, Shpërndarje, apo shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm apo substancave psikotrope dhe analoge”.

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Prishtinë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com