[FOTO] Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 63-vjeçarit, i akuzuar për mashtrim

19.08.2021

Policia e Kosovës, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me Urdhëresë të Prokurorisë Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është Rexhep Sinani, 63 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar. Njoftimi i plotë i […]

[FOTO] Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 63-vjeçarit, i akuzuar për mashtrim Foto: © Hallka Marketing Agency

Policia e Kosovës, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me Urdhëresë të Prokurorisë Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është Rexhep Sinani, 63 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Person i shpallur në kërkim

Policia e Kosovës në hetimin penal që po zhvillon për ndriçimin e gjendjes faktike rreth dyshimeve për veprën penale të “Mashtrimit”, nga neni-323 i KPRK-së me qëllim të lokalizimit të vendndodhjes si dhe marrjes së informacioneve me interes të veçantë për hetimet, kërkon nga publiku i gjerë që çfarëdo informacioni që ka në lidhje me të dyshuarin;

REXHEP SINANI, 63 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, të njoftoj policinë në çfarëdo formë të mundshme.

Së këndejmi për t’i mundësuar publikut njohjen më të lehtë, Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në përputhje me, nenin – 66, të KPP-së, paraqet para jush edhe fotografinë e të dyshuarit në kërkim.

Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja të kontribuojnë në lokalizimin e të dyshuarit dhe rrjedhimisht edhe arrestimin e tij.