E mori me kërcënim një grua nga stacioni i autobusëve në Suharekë dhe e dhunoi në Ferizaj, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.E., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.2 dhe 4.5 të Kodit Penal të Republikës së […]
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.E., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.2 dhe 4.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas njoftimit të Gjykatës në Ferizaj theksohet se dyshohet që F.E., më 16 shtator të këtij viti, e ka marrë me kërcënim të dëmtuarën B.G., në veturën e tij dhe e ka dërguar në një lokal në Ferizaj, të cilën ka dehur e më pas e ka dërguar në një motel në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ku pa dëshirën e saj ka kryer marrëdhënie seksuale.
Në njoftim thuhet se dyshohet që i pandehuri e mori nën kërcënim të dëmtuarën B.G nga stacioni i autobusëve në Suharekë, ku e çoi në Ferizaj dhe kreu veprat e lartëcekura.
“Ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri më 16 shtator 2022, nga stacioni i autobusëve në Suharekë, nën kërcënim merr me veturë të dëmtuarën B.G. dhe sjell në Ferizaj, me ç ‘rast së pari hyjnë në një lokal ku me dashje me anë të alkoolit shkakton dehjen, pastaj të njëjtën e dërgon në një motel në magjistralen Ferizaj – Prishtinë dhe aty përdorë dhunë fizike si dhe pa dëshirën e saj kryen marrëdhënie seksuale”, thuhet në njoftim.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.