Brenda 24 ore Prokuroria e Prizrenit ngrit 9 aktakuza ndaj 11 personave të dyshuar për vepra penale

18.10.2023

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 69 aktakuza kundër 74 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) pasona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit […]

Brenda 24 ore Prokuroria e Prizrenit ngrit 9 aktakuza ndaj 11 personave të dyshuar për vepra penale Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 69 aktakuza kundër 74 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) pasona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren-Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.

Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”. Ndërsa, dy (2) persona tjerë, janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Vetëgjyqësia” sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”.