Arrestohet një femër dhe një mashkull në Prizren për marrje me prostitucion

06.08.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Shqipërisë nën dyshimin se kanë kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 12:00 në Prizren. Nga policia kanë njoftuar se në lidhje me rastin […]

Arrestohet një femër dhe një mashkull në Prizren për marrje me prostitucion Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Shqipërisë nën dyshimin se kanë kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 12:00 në Prizren.

Nga policia kanë njoftuar se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen dhe se rasti të dërgohet në procedurë të shpejtë në gjykatë.

MARRJE ME PROSTITUCION / Prizren 05.08.2022 – 12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull  kosovarë dhe një femër shtetase e Shqipërisë nën dyshimin se kanë kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen dhe rasti të dërgohet në procedurë të shpejtë në gjykatë”, thuhet në raportin e PK-së.