Aksioni “TOTO” në Suharekë dhe disa komuna tjera, nga një muaj paraburgim ndaj 13 të arrestuarve

  • 10.10.2022
Aksioni “TOTO” në Suharekë dhe disa komuna tjera, nga një muaj paraburgim ndaj 13 të arrestuarve

Caktohet masa e paraburgimit ndaj trembëdhjetë (13) të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra penale në rastin “TOTO”.

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Ajser Skenderi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatjeprej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 05.10.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 05.11.2022  ndaj  trembëdhjetë (13)  të pandehurve  për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale si në vijim:

1. S.K., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm dhe Fajdeja;


2. P.K., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm;

3. S.G., Fajdeja dhe Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge;

4. L.B., Fajdeja, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, Sulmi, Fajdeja, Detyrim dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve;

5. I.K., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm;

6. V.T., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm;

7. B.K., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve;

8. D.K., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm;

9. A.G:, Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm;

10. A.D., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm;

11. H.Xh., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm;

12. A.S., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm;

13. E.G., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë – posaçërisht nga procesverbalet të kontrollit mbi sekuestrim të përkohshëm të sendeve, telefona dhe pajisje elektronike, makinë për numërim të parave, para të gatshme Euro, Franga Zvicerane, Narkotikë, Armë, foto dokumentacione procesverbalet e marrjes në pyetje pranë Policisë, nga të gjitha këto prova dhe të tjera, rrjedh dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh rrezikshmërinë e veprave penale të cilat janë në ngarkim të të pandehurve, rrethanat dhe mënyrat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale, ashtu që të pandehurit dyshohen se në vazhdimësi në mënyrë të fshehtë dhe të kundërligjshme kanë organizuar lojëra të fatit përmes platformave online,  andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku i shmangies nga përgjegjësia penale.

Gjithashtu, Gjykata ka vlerësuar  se faza hetimore është në fazën fillestare, dhe në vazhdim duhet të dëgjohen dëshmitarë, të dëmtuar  dhe të identifikohen edhe dëshmitarë të tjerë, andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku i ndikimit në prova dhe deklarata të dëshmitarëve, është konstatim i Gjykatës se nëse të pandehurit lihen në liri mund të krijohen rrethana që të pandehurit të i ikin përgjegjësisë penale,  pasi që veprat penale dyshohen ti kenë kryer në bashkëkryerje.

Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së veprës penale, arratisjes së të pandehurve, dhe zhvillimit të papenguar të procedurës hetimore.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë