97 aksidente trafiku në ditën e fundit të vitit 2022, 41 prej tyre përfunduan me persona të lënduar

02.01.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe ngarkesa e komunikacionit në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Edhe gjatë ditës së shtunë, në ditën e ndrrimit të motmoteve ku qarkullimi i automjeteve është më i madh se zakonisht, në Kosovë […]

97 aksidente trafiku në ditën e fundit të vitit 2022, 41 prej tyre përfunduan me persona të lënduar Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe ngarkesa e komunikacionit në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Edhe gjatë ditës së shtunë, në ditën e ndrrimit të motmoteve ku qarkullimi i automjeteve është më i madh se zakonisht, në Kosovë është regjistruar numër i madh i aksidenteve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në ditën e fundit të vitit 2022 në tërë vendin janë regjistruar 97 aksidente trafiku, ku prej tyre 41 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 56 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale, raporton SuharekaOnline.

Poashtu, me 31 dhjetor 2022, policia ka shqiptuar edhe 936 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e trafikut.

Fatmirësisht në ditën e ndrrimit të vitit, në Kosovë nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet.