65 aksidente mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku për 24 orë

29.04.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së premte raporton SuharekaOnline. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet […]

65 aksidente mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku për 24 orë Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së premte raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së premte janë regjistruar 65 aksidente trafiku.

Poashtu, policia ka njoftuar se 26 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 39 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Ndërsa, gjatë ditës së premte Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.769 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik.