59 aksidente dhe 1.951 tiketa trafiku gjatë ditës së enjte

19.05.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së enjte raporton SuharekaOnline. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet […]

59 aksidente dhe 1.951 tiketa trafiku gjatë ditës së enjte Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së enjte raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së enjte janë regjistruar 59 aksidente trafiku.

Ndërsa, 19 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 40 të tjera me dëme materiale.

Poashtu, gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.951 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik.