55 aksidente për 24 orë në Kosovë, një prej tyre me fatalitet

01.05.2022

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin tonë kanë ndodhur 55 aksidente. Fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 19 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 35 të tjera me dëme materiale. Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat […]

55 aksidente për 24 orë në Kosovë, një prej tyre me fatalitet Foto: Ilustrim

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin tonë kanë ndodhur 55 aksidente.

Fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 19 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 35 të tjera me dëme materiale.

Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuar 1 mijë e 599 gjoba.

Ndërkaq, brenda kësaj periudhe kohore, policia ka arrestuar 6 persona, ku të gjithë janë dërguar në mbajtje.