53 aksidente për 24 orë në Kosovë – dy me fatalitet, policia dënon mbi 1,900 shoferë

01.07.2022

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 53 aksidente, ku fatkeqësisht dy prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Ndërkaq, 19 aksidente të tjera përfunduan me persona të lënduar dhe 32 sosh me dëme materiale. Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur […]

53 aksidente për 24 orë në Kosovë – dy me fatalitet, policia dënon mbi 1,900 shoferë Foto: Ilustrim

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 53 aksidente, ku fatkeqësisht dy prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 19 aksidente të tjera përfunduan me persona të lënduar dhe 32 sosh me dëme materiale.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë kanë shqiptuar 1,961 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 17 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër në vuajtje të dënimit.