51 aksidente trafiku për 24 orë, në Kosovë regjistrohet aksidenti i 4 me fatalitet brenda 10 dite të 2023’ës

11.01.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Edhe gjatë ditës së martë në Kosovë është regjistruar numër i madh i aksidenteve, raporton SuharekaOnline. Në 24 orëshin e fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithsej […]

51 aksidente trafiku për 24 orë, në Kosovë regjistrohet aksidenti i 4 me fatalitet brenda 10 dite të 2023’ës Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Edhe gjatë ditës së martë në Kosovë është regjistruar numër i madh i aksidenteve, raporton SuharekaOnline.

Në 24 orëshin e fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 51 aksidente, ku prej tyre 19 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale.

Fatkeqësisht gjatë ditës së martë një aksident trafiku ka përfunduar me fatalitet, ku sipas raportit të policisë bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 16:10 në rrugën Prizren-Vermicë.

Autostradë Prizren- Vermicë 10.01.2023 – 16:10. Ka ndodhë një aksident trafiku i përfshirë vetëm një automjet me ngasës mashkull  kosovar. Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë janë lënduar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”

Rikujtojmë se aksidenti i ndodhur me 10.01.2023 është aksidenti i katërt me radhë i cili ka përfunduar me fatalitet gjatë këtyre ditëve të para të këtij viti.

Policia e Kosovës poashtu, ka njoftuar se ka shqiptuar 1.681 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk kanë respketuar rregullat e komunikacionit.