45 aksidente për 24 orë në Kosovë, një prej tyre me fatalitet

25.04.2022

Kështu, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 45 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një prej tyre përfundoi me fatalitet. Ndërsa, 10 aksidente përfunduan me persona të lënduar, kurse 34 të tjera raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale. Policia gjithashtu, ditën e djeshme ka dënuar 1 mijë e […]

45 aksidente për 24 orë në Kosovë, një prej tyre me fatalitet Foto: Ilustrim

Kështu, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 45 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një prej tyre përfundoi me fatalitet.

Ndërsa, 10 aksidente përfunduan me persona të lënduar, kurse 34 të tjera raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Policia gjithashtu, ditën e djeshme ka dënuar 1 mijë e 489 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Po ashtu në këtë periudhë kohore, policia ka arrestuar 13 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër në vuajtje të dënimit.