41 aksidente dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku gjatë ditës së enjte

10.03.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Edhe gjatë ditës së enjte janë raportuar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline. Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit […]

41 aksidente dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku gjatë ditës së enjte Foto: © Hallka Marketing Agency

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Edhe gjatë ditës së enjte janë raportuar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline.

Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit figuron se të enjte janë raportuar gjithsej 41 aksidente trafiku, prej të cilave 15 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 26 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Poashtu, gjatë 24 orëve të kaluara policia ka shqiptuar edhe 2.096 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik, numër ky rekord, krahasuar me ditët paraprake.