25 vrasje për 4 muaj në Kosovë, për një vit u kapën mbi 1 mijë armë nga duart e qytetarëve
Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur nga Zyra e Informimit të Policisë për KlanKosovën. Gjatë muajit janar të këtij viti u raportuan shtatë raste të vrasje, po ashtu edhe në shkurt e mars u raportuan shtatë raste të vrasje, derisa në muajin prill ndodhën katër vrasje. 2022 Numri i vrasjeve në Kosovë […]
Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur nga Zyra e Informimit të Policisë për KlanKosovën.
Gjatë muajit janar të këtij viti u raportuan shtatë raste të vrasje, po ashtu edhe në shkurt e mars u raportuan shtatë raste të vrasje, derisa në muajin prill ndodhën katër vrasje.
| 2022 | Numri i vrasjeve në Kosovë |
| Janar | 7 |
| Shkurt | 7 |
| Mars | 7 |
| Prill | 4 |
| Total | 25 |
Duke u bazuar në këto statistika të Policisë së Kosovës, shihet një aktivitet i shtuar nga policia drejt parandalimit të rasteve të tilla.
Sipas statistikave, për pesë vite janë konfiskuar 6 mijë e 538 armë ilegale të llojeve të ndryshme gjatë operacioneve policore.
Ndërsa vetëm gjatë vitit 2021, u konfiskuan 1 mijë e 280 armë të cilët qytetarët i mbajtën në duart e tyre pa poseduar leje.
Gjithashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se kanë konfiskuar edhe një numër të madh të municionit.
Gjatë vitit të kaluar organet e rendit kanë konfiskuar mbi 42 mijë copë municion të kalibrave të ndryshëm. ndërkaq në total nga viti 2017-të e deri në vitin 2021 i kanë konfiskuar 153 mijë e 335 copë të kalibrave të ndryshëm të municionit.
| Viti | Nr. i armëve të konfiskuara | Nr. i municionit të konfiskuar |
| 2021 | 1280 | 42031 |
| 2020 | 1135 | 32747 |
| 2019 | 1439 | 30438 |
| 2018 | 1473 | 23941 |
| 2017 | 1211 | 26178 |