Zyrtarisht sot fillon regjistrimi për viza pune për Gjermani

03.01.2022

Ndryshimet e tilla kanë ardhur si shkak i kërkesave të shumta për caktim të terminëve, e kjo me qëllim të nisjes së punësimit sipas rregullores për Ballkanit perëndimor. Ambasada Gjermane në Kosovë kishte njoftuar se janë duke u tejkaluar terminët që janë në dispozicion dhe për të pasur mundësi të barabartë gjatë aplikimit, nga fillimi […]

Zyrtarisht sot fillon regjistrimi për viza pune për Gjermani Foto: Ilustrim

Ndryshimet e tilla kanë ardhur si shkak i kërkesave të shumta për caktim të terminëve, e kjo me qëllim të nisjes së punësimit sipas rregullores për Ballkanit perëndimor.

Ambasada Gjermane në Kosovë kishte njoftuar se janë duke u tejkaluar terminët që janë në dispozicion dhe për të pasur mundësi të barabartë gjatë aplikimit, nga fillimi i dhjetorit, terminet do të jepen përmes procedurës së tërheqjes së shortit.

Ndërkohë, sot zyrtarisht në faqet e ambasadave gjermane në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ka filuar regjistrimi për termine për viza pune për muajin shkurt, sipas Rregullores për fuqi punëtore nga Ballkani Perëndimor.

Theksohet se regjistrimi fillon sot, më 3 janar, dhe do të zgjasë deri më 18 shkurt, në orën 15:00.