Zyba: Dodik i dërgoi ftesë Thaçit, por për Kurtin reagon ashpër! Ai juve po ju lyp, juve po ju don 2.0

para 47 dite

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka ironizuar ndaj deklaratave të Milorad Dodikut lidhur me vizitën e Kryeministrit Albin Kurti në Sarajevë.

Zyba: Dodik i dërgoi ftesë Thaçit, por për Kurtin reagon ashpër! Ai juve po ju lyp, juve po ju don 2.0

Në një postim në rrjetet sociale, Zyba ka theksuar hipokrizinë e disa politikanëve kosovarë, duke i kujtuar publikut se Milorad Dodik, i kishte dërguar një ftesë zyrtare ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Pra, për Thaçin Dodiku shkruante ‘është kënaqësi të ju ftoj’, a për Kurtin reagon ashpër. Për të dy rastet dihet pse,” ka shkruar Zyba, duke nënkuptuar se reagimet e ndryshme të Dodikut ndaj dy politikanëve kosovarë janë të motivuara nga politika e brendshme e Serbisë dhe “marrëdhëniet e tyre” me politikanë kosovar.

Zyba ka bashkëngjitur edhe një foto të ftesës së Dodikut për Thaçin, si provë për të mbështetur argumentin e tij. Kjo ftesë ishte dërguar në vitin 2019, në një kohë kur marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë ishin tensionuese.

Etiketat

Ofertat e fundit