Zv.ministri i Arsimit: Ndoshta rreth 1 mijë mësimdhënës janë tepricë në sistemin e arsimit

28.01.2022

“Me formulën aktuale të financimit ndoshta rreth një mijë mësimdhënës janë tepricë në sistemin e arsimit. Mirëpo, ne vitin e kaluar kur kemi planifikuar buxhetin për sivjet të gjithë ata mësimdhënës i kemi mbajt në sistem”, tha Pupovci. “Nuk u kemi thënë komunave largoni nga puna 1 mijë mësimdhënës që ne të kursejmë disa para […]

Zv.ministri i Arsimit: Ndoshta rreth 1 mijë mësimdhënës janë tepricë në sistemin e arsimit Foto: Ilustrim

“Me formulën aktuale të financimit ndoshta rreth një mijë mësimdhënës janë tepricë në sistemin e arsimit. Mirëpo, ne vitin e kaluar kur kemi planifikuar buxhetin për sivjet të gjithë ata mësimdhënës i kemi mbajt në sistem”, tha Pupovci.

“Nuk u kemi thënë komunave largoni nga puna 1 mijë mësimdhënës që ne të kursejmë disa para sepse ata nuk mund të financohen nëpërmjet formulës së punësimit”, shtoi ai.

“Ekzistojnë klasa të cilat janë me numër të vogël të nxënësve me qëllimin e vetëm që të mos largohen njerëzit nga puna’, tha Pupovci për RTV21.

“Kur bëhet një rritje e pagave, nëse bëhet për një numër më të vogël nuk është mirë të bëhet me koston e largimit të dikujt nga puna. Krejt këto përllogaritje kërkojnë kohë dhe saktësi”, theksoi Pupovci.