“ZRRE-ja është e obliguar t’i pezullojë tarifat e reja të rrymës”

17.04.2022

Kjo e fundit ka paraparë ta ankimojë në Apel vendimin e Gjykatës, dhe të vazhdojë aplikimin e shtrenjtimit të energjisë elektrike, ashtu sikur që është bërë prej 9 shkurtit e këndej. Në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se ZRRE-ja është e obliguar t’i pezullojë tarifat e reja, në të kundërtën sipas tyre, përbën vepër […]

“ZRRE-ja është e obliguar t’i pezullojë tarifat e reja të rrymës” Foto: © Hallka Marketing Agency

Kjo e fundit ka paraparë ta ankimojë në Apel vendimin e Gjykatës, dhe të vazhdojë aplikimin e shtrenjtimit të energjisë elektrike, ashtu sikur që është bërë prej 9 shkurtit e këndej. Në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se ZRRE-ja është e obliguar t’i pezullojë tarifat e reja, në të kundërtën sipas tyre, përbën vepër penale.

Yll Zekaj, menaxher i programit në IKD, thotë se ZRRE-ja nuk mund të inkasojë më tarifat e reja për kohën e ardhshme deri në një vendim meritor.

 “Varet prej veprimeve të tyre, por çdo veprim në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është edhe vepër penale. Kështu që nuk e besoj që ZRRE-ja do të hynë në domenin penal, duke pasur parasysh që sfera penale kalon te personi juridik përveç personave fizik që bien ndesh me ligjin, bien edhe personi juridik, kështu që çdo mos respektim i gjykatës është vepër penale. Besoj që ZRRE do ta respektojë vendimin e gjykatës, pasi secili person fizik dhe juridik obligohet që të zbatojë vendimin e gjykatës”, ka theksuar Zekaj.

Në anën tjetër drejtues të ZRRE-së theksojnë se ankimi i bërë brenda afatit të përcaktuar me ligj pengon që aktgjykimi i gjykatës të bëhet i formës së prerë dhe nuk është i ekzekutueshëm.

“Përderisa kjo çështje pas ankesës së ZRRE-së, do të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit, aktvendimi i shkallës së parë nuk bëhet i formës së prerë dhe praktikisht nuk është i plotfuqishëm dhe i ekzekutueshëm. Kjo është e definuar me Nenin 66 të Ligjit për Konfliktet Administrative”, thotë ndër të tjera në një përgjigje me shkrim drejtori menaxhues në ZRRE, Petrit Pepaj.

Megjithatë, Yll Zekaj nga IKD, thotë se vendimi i ZRRE-së i miratuar më 8 shkurt nuk prodhon efekt juridik, përderisa ekziston masa në fuqi.

Përndryshe, më 8 shkurt të këtij viti Bordi i ZRRE-së kishte marrë vendim që nga 9 shkurti 2022 t’i shtrenjtojë tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët shtëpiak që harxhojnë më shumë se 800 kilovat në orë. 12.5 cent për tarifën e lartë dhe 5.9 cent për tarifën e ulët./KosovaPress/