ZRRE heq dorë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike
Ky vendim është marrë pasi që ZRrE ka pranuar vendimin e 18 majit të Gjykatës së Apelit, i cili vërteton aktvendimin paraprak të Gjykatës Themelore për këtë çështje. “ZRRE më datë 18 maj 2022, ka pranuar nga Gjykata e Apelit Aktvendimin AA.nr. 364/2022 me të cilin, Gjykata ka refuzuar ankesën e ZRRE-së dhe ka vërtetuar […]
Ky vendim është marrë pasi që ZRrE ka pranuar vendimin e 18 majit të Gjykatës së Apelit, i cili vërteton aktvendimin paraprak të Gjykatës Themelore për këtë çështje.
“ZRRE më datë 18 maj 2022, ka pranuar nga Gjykata e Apelit Aktvendimin AA.nr. 364/2022 me të cilin, Gjykata ka refuzuar ankesën e ZRRE-së dhe ka vërtetuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për tarifat me pakicë të energjisë elektrike, të aprovuar nga ZRRE, derisa Gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor, përkitazi me padinë e paditëses.
Si pasojë e gjendjes së krijuar, Bordi i ZRRE-së me datë 20 maj 2022, në Seancën e jashtëzakonshme, ka nxjerr vendim, me të cilin shtyhet ekzekutimi i Vendimit V_1489_2022 i datës 08.02.2022, sipas Aktvendimit AA.nr.364/2022 të Gjykatës së Apelit”, thuhet në njoftim.
Me 8 shkurt të këtij viti, me pesë vota për dhe asnjë kundër, Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë, kishte marrë vendim për shtrenjtimin e tarifës së energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 800 kW në muaj.