ZKA: Sistemi i pensioneve ka mangësi në integrim, të dhëna dhe siguri

03.08.2026

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit për Sistemin e Integruar Informativ (SII) për skemat pensionale, duke evidentuar një sërë mangësish në funksionimin, integrimin, cilësinë e të dhënave dhe sigurinë e sistemit.

ZKA: Sistemi i pensioneve ka mangësi në integrim, të dhëna dhe siguri Foto: Ilustrim

Sipas ZKA-së, sistemi i menaxhuar nga Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare nuk ka arritur të sigurojë integrimin e plotë të skemave pensionale. Vetëm një pjesë e skemave menaxhohen përmes platformës qendrore, ndërsa të tjerat vazhdojnë të administrohen përmes zgjidhjeve të ndara teknologjike.

Auditimi ka konstatuar gjithashtu se të dhënat nuk janë të konsoliduara në një bazë të vetme qendrore, ndërsa një pjesë e dokumentacionit historik vazhdon të mbahet në formë fizike. Kjo, sipas ZKA-së, e ngadalëson procesin e verifikimit dhe ndikon në efikasitetin e administrimit të të dhënave.

Mangësi janë evidentuar edhe në kontrollet e aplikacionit. Sistemi nuk ofron mekanizma të mjaftueshëm për validimin automatik të të dhënave dhe verifikimin ndërinstitucional, ndërsa një numër i proceseve vazhdojnë të kryhen manualisht.

ZKA ka ngritur shqetësime edhe për mungesën e kontrolleve të automatizuara për verifikimin e të dhënave, gjurmimin e vendimeve dhe kontrollin e llogarive bankare të përfituesve.

Këto mangësi mund të rrisin rrezikun për gabime, pagesa të pasakta, përfitime të dyfishta dhe mosrespektim të kërkesave ligjore.

Probleme janë identifikuar edhe në aspektin e sigurisë së informacionit. Sipas raportit, mungesa e disa kontrolleve dhe politikave të formalizuara për kopjet rezervë, vazhdimësinë e shërbimeve dhe rikuperimin nga fatkeqësitë e rrit rrezikun për keqpërdorim të informacionit dhe ndërprerje të funksionimit të sistemit.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka theksuar se institucionet përgjegjëse për administrimin e të dhënave dhe dokumenteve pensionale duhet të ndërmarrin masa për përmirësimin e mëtejshëm të sistemit.

Për adresimin e këtyre mangësive, Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë gjithsej 23 rekomandime.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More