Zjarri në ETC Suharekë, reagon Ramiz Kelmendi

19.01.2025

Në orët e hershme të mëngjesit të dielën, më 19 janar 2025, një zjarr i madh përfshiu sërish objektin e ETC Suharekës, duke nisur nga depoja, njësoj si në tri rastet e mëparshme. Fatmirësisht, nuk pati dëme në njerëz, por dëmet materiale janë shumë të mëdha, duke u vlerësuar mbi 3 milionë euro. Sipas të […]

Zjarri në ETC Suharekë, reagon Ramiz Kelmendi Foto: Ilustrim

Në orët e hershme të mëngjesit të dielën, më 19 janar 2025, një zjarr i madh përfshiu sërish objektin e ETC Suharekës, duke nisur nga depoja, njësoj si në tri rastet e mëparshme. Fatmirësisht, nuk pati dëme në njerëz, por dëmet materiale janë shumë të mëdha, duke u vlerësuar mbi 3 milionë euro. Sipas të dhënave, objekti, me një sipërfaqe prej rreth 10 mijë metra katrorë, pësoi dëme të konsiderueshme, duke shkaktuar shqetësime të thella tek pronari dhe stafi.

Pronari i Elkos Group, Ramiz Kelmendi, ndau publikisht shqetësimet dhe pikëpyetjet e tij për mënyrat e mbrojtjes nga situata të tilla të përsëritura. Në postimin e tij, ai theksoi rëndësinë e trajtimit emocional të situatës, si për veten dhe familjen e tij, si dhe përballimin financiar të dëmeve të shkaktuara nga zjarret.

“Është për të ardhur keq papërgjegjësia e monitorimit vizual qëndror me mbikëqyrje 24 orë, ku dy persona janë të angazhuar vazhdimisht. Kamerat tregojnë qartë zanafillën e zjarrit dhe mundësinë për ndërhyrje, por këto incidente po vazhdojnë të ndodhin,” shkroi Kelmendi, duke shprehur indinjatën për mungesën e ndërhyrjeve efektive në kohë.

Ai gjithashtu bëri thirrje që organet e rendit dhe të sigurisë të angazhohen në zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve, për të eliminuar çdo dyshim, qoftë për qëllime të qëllimshme apo të paqëllimshme.

“Të nderuar kolegë; sot, e Diel 19.01.2025 në orët e hershme të mëngjesit (sikurse edhe herave tjera), filloi zjarri në ETC Suharekë dhe atë duke filluar nga Depo (sikur në të tre rastet).

Fatmirësisht, nga kjo e keqe e madhe, dëme në njerëz nuk ka, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme, (mbi 3 milion), ku siperfaqja e objektit është rreth 10 mijë metra katror.

Kam një pikëpyetje se si të mbrohem nga keto dëme në vazhdimësi, si ti përballoi emocionalisht si personale ashtu edhe në familje.

Si ti përballoi dëmet financiare (e mira nga kjo fatkeqësi është se nuk ka dëme në njerëz, në të punësuarit).

Mbetem me shpresë që Organet e rendit dhe sigurisë të merren me këto raste, sepse duhet larguar dyshimet e qëllimta dhe ato të paqëllimta.

Është për të ardhur keq papërgjegjësia, në tre rastet, e Monirorimit vizual qëndror me mbikqyrje 24 orë, 2 persona në vazhdimësi – (ku shifet qartë në Kamera, zanafilla dhe mundësia për intervenim).

Jam në pozitë të vështirë, se si të mos ndodhin më këto raste!” ka shkruar Kelmendi.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More