Zgjedhjet lokale, 21 ankesa dërgohen në PZAP

18.10.2021

Edhe këto zgjedhje nuk kaluan pa ndonjë incident, ku dje një person në Suharekë ishte arrestuar për pengim të procesit të votimit, disa të tjerë për dyshime për shit/blerje votash, gjuajtje me armë zjarri. Ndërsa, në lidhje me procesin e djeshëm zgjedhor, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar 21 ankesa. Një gjë […]

Zgjedhjet lokale, 21 ankesa dërgohen në PZAP Foto: Ilustrim

Edhe këto zgjedhje nuk kaluan pa ndonjë incident, ku dje një person në Suharekë ishte arrestuar për pengim të procesit të votimit, disa të tjerë për dyshime për shit/blerje votash, gjuajtje me armë zjarri.

Ndërsa, në lidhje me procesin e djeshëm zgjedhor, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar 21 ankesa.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vet kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-it, Mul Desku.

“Ju informojmë se PZAP-i dje ka pranuar 21 ankesa nga subjektet e ndryshme politike në lidhje me procesin e djeshëm zgjedhor”, ka thënë Desku për Zërin.

Afati për ankesa në PZAP është hapur mbrëmë në orën 19:00, dhe partitë politike kanë afat 24 orë për të paraqitur ankesat e tyre.