Zbulohen 12 lidhje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit në Prizren
KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar se gjatë kësaj jave ekipet e Njësisë së Prizrenit kanë evidentuar dhe trajtuar gjithsej 12 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas kompanisë, këto ndërhyrje të paligjshme në rrjet përbëjnë shkelje të ligjit dhe shkaktojnë dëme të drejtpërdrejta në sistemin e furnizimit me ujë, duke ndikuar edhe në cilësinë e shërbimeve për konsumatorët e tjerë.
Autoriteti përgjegjës ka bërë apel tek qytetarët që të shmangin çdo formë të kyçjeve të paautorizuara dhe t’i rregullojnë rastet ekzistuese përmes procedurave zyrtare pranë kompanisë.
KRU “Hidroregjioni Jugor” thekson se kontrollet në terren do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa për çdo shkelje do të ndërmerren masat e parapara me ligj.
